Vdekja e anëtarëve të familjes Haliti, QSUT zbulon diagnozën: Gjendja e tyre e ishte e rëndë

QSUT ka konfirmuar diagnozën e shkakut të vdekjes të tre anëtarëve të familjes  Haliti nga Gjakova, duke përcaktuar pikërisht helmimin nga kërpudhat.

Sipas QSUT, tre pacientët ishin në gjendje të rëndë shëndetësore dhe sipas protokolleve mjekësore te urgjencës janë hospitalizuar fillimisht ne Shërbimin e Toksikologjisë dhe pas dhe në mbrëmje për shkak se gjendja e tyre u përkeqësua u trasferuan në Shërbimin e Reanimacionit Qendor.

Por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, kanë ndërruar jetë.

“Paraditen e dt. 06.05.2021 në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme QSUNT, pacientët I. H mosha 78 vjec, A. H mosha 56 vjec dhe F. H mosha 47 vjec, janë paraqitur me ambulancë, me diagnozë “intoksikacion nga kërpudha. Gjendja e pacientëve paraqitej e rëndë.

Pasi i janë kryer gjitha ekzaminimet dhe konsultat sipas protokolleve mjekësore te urgjencës dhe janë hospitalizuar fillimisht ne Shërbimin e Toksikologjisë dhe pas dhe në mbrëmje për shkak se gjendja e tyre u përkeqësua u transferuan në Shërbimin e Reanimacionit Qendor.

Pavarësisht përpjekjeve te mjekëve, ata kanë ndërruar jetë pranë këtij shërbimi : pacientja I. H dt 06.05.2021, pacienti A. H ne dt. 07.05.2021 dhe pacientja F. H ne dt. 08.05.2021”, shprehen nga QSUT.

Shtuar 9.05.2021 12:05