LIVE/ Fut në “sherr” edhe Stresin, Meta i përgjigjet Ramës për akuzën e Rinasit

Presidenti Ilir Meta u akuzua nga kryeministri Rama dhe ministrja Balluku si organizatorët e bllokimit të Kullës së Kontrollit në Rinas.

Pas akuzave të rënda dhe të forta, Presidenti Meta ka dalë në një deklaratë për mediat, duke thënë se “u kam bërë apel kontrollorëve të vazhdojnë punën”

Pjesë nga fjala e Metës:

Ku persona të papërgjegjshëm që ai motivon për dhunë, policinë, vranë Klodian Rashën.

Stresi me një thirrje i rrëzoi gjysmën e qeverisë dhe ai më akuzonte mua për organizim të të miturve.

Ai e dinte shumë mirë që unë isha në rezidencën e Presidentit me Covid-19. Nuk fola sepse nuk doja që të përfshihesha, duke qenë se shumë njerëz…vuajnë edhe sot nga Covid-19.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: Ju thatë që zgjedhjet e 25 prillit do të bëhen do apo nuk do kryeministri, ka ndodnjë gjë?

Ilir Meta: E thatë ju këtë, unë thashë që gjithë ky tension është artificial. Ftoj kryeministri Edi Rama, ministren Belinda Balluku, kontrollorët, Përfaqësues të Natos, Ftoj përfaqësues të Ambasadës së Britanisë së Madhe, përfaqësues të Bashkimit Europian, të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duhet të bëjmë dialog. Qq të mo cënojmë sigurinë kombëtare dhe të të gjithë qytetarëve që përdorin aeroportin e Rinasit, se këtë të Vlorës nuk e gjeta hapur, e ula avionin në Orikum.

Pyetje: Zoti President, përse erdhët në Vlorë, kur situata është në Tiranë..

Ilir Meta: Në Vlorë do vija unë. Nuk erdha për atë punë unë këtu

Pyetje: Nuk mendoni se duhet të kishte ardhur një reagim më i herdhëm nga ana juaj, duke qenë se gjithçka ka ndodhur në mëngjes? Dhe nga Tirana zyrtare?

Ilir Meta: Moj zonjë, e dashur zonjë, Presidenti ka reaguar më herët për këtë çështje. Për aeroportin e Rinasit. Reagimet e Presidentit janë prej kohësh, Sindikata ka ngritur këto pretendime që në qershor. /albeu.com/


Shtuar 7.04.2021 20:13