Lija e majmunit, Europa do të zgjerojë vaksinimin kundër sëmundjes

Foto ilustruese

Europa po konsideron që të zgjerojë furnizimin me vaksina kundër lisë së majmunit, duke ndjekur kështu strategjinë e përdorur nga SHBA-ja.

Në total në të gjithë botën janë regjistruar mbi 27,800 raste të lisë së majmunit. Sasia e vaksinave bavareze nordike është e kufizuar, ndërsa kjo është e vetmja vaksinë e autorizuar për të parandaluar linë e majmunëve, sipas OBSH-së dhe agjencive të tjera shëndetësore qeveritare.

FDA autorizoi qasjen për të rriturit 18 vjeç e lart, të cilët janë në rrezik të lartë të infeksionit nga lija e majmunit.

Britania po ofron vetëm një dozë për njerëzit më të rrezikuar si një masë e përkohshme për të përballuar të paktën një mbrojtje për një numër më të madh njerëzish. Për parandalim më efikas nevojiten 4 doza të vaksinës. Për këtë, SHBA-të kanë sugjeruar politikën e kursimit të dozave.