Ky është 20 vjeçari i cili humbi jetën tragjikisht teksa punonte në lavazhin e të vëllait

Ky është Aurel Muka, i riu 20 vjeçar që humbi jetën teksa punonte në lavazhin e të vëllait, tek “Unaza e Re” në Tiranë, pasi e zuri korrenti.

Mësohet se 20-vjeçari është nga qyteti i Dibrës dhe quhet Aurel Muka. Ai prej dy vitesh ai ishte vendosur në Tiranë, ndërkohë që për ngjarjen e rëndë kanë reaguar miq dhe familjarë të tij, të cilët janë të tronditur nga kjo ndarje e parakohshme nga jeta.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak. Rreth orës 20:25, në Unazë të Re, shtetasi A.M., rreth 20 vjeç, duke punuar në lavazhin e vëllait të tij, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

Shtuar 7.06.2021 08:06