U ekzekutua në derë të shtëpisë, zbulohet dinamika e vrasjes së Gramoz Memajt

Detaje të reja bëhen me dije nga vrasja e 40-vjeçarit Gramoz Memaj mbrëmjen e djeshme në Ksamil.

Memaj njihet si një biznesmen lojrash fati, teksa ka pasur precedentë të mëparshëm penalë. Autorët (dyshohet kanë qenë 3 persona), të cilët e kanë qëlluar 40 vjecarin nga një distancë e afërt pranë shtëpisë së tij. Një prej tyre që kanë qenë në makinë, më pas ka dalë i maskuar dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të viktimës dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.

Sipas fqinjëve, një ditë më parë, viktima është përfshirë në një konflikt në lokal. Sipas tyre, ky mund të jetë edhe shkaku i vrasjes së biznesmenit.

Në anën tjetër, policia dyshon se vrasja lidhet me të shkuarën e viktimës.

Ndërohë vijon puna për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe kapjen e autorëve.


Shtuar 7.06.2021 08:30