Kush fshihet pas dënimit të Tahirit? Ish-prokurori e zbulon: Ata duan peshq më të mëdhenj

Ish-prokurori Gentian Trenova ka komentuar dënimin me 3.4 vite burg të ish-ministrit Saimir Tahiri.

Ai u shpreh se atë e prangosi drejtësia e re, për të cilën ai bëri aq shumë propagandë.

Por sipas Trenovës, ndërkombëtarët nuk janë të kënaqur me dënimin e tij, pasi ata presin të arrestojnë peshq të mëdhenj.

Komentet ai i bëri në MCN ku ishte i ftuar.

“Është dënim nga një drejtësi e re për të cilën ai vetë luftoi për ta pasur këtë drejtësi dhe përfundoi në burg nga ajo drejtësi e re për të cilën luftoi aq shumë dhe bëri propoganda për ta pasur. Sa i përket vendimit për burg të Tahirit nuk dua të komentoj nëse është i drejtë apo i pa drejtë, por shteti shqiptar, institucionet kanë treguar se mund të arrestojnë një person të fuqishëm në pushtet dhe e gjithë kjo ka pasur si synim për të arritur te peshqit e mëdhenj. Tahiri është lënë në gjendje të lirë për tu burgosur për të treguar se u arrit ky qëllim, por të huajt nuk janë të kënaqur me këtë, ata duan arrestime për më të mëdhenj.”, u shpreh ai./albeu.com/


Shtuar 9.02.2022 14:07