Kurti në Francë: Ndihem i privilegjuar, shpresoj shumë nga biseda me ju!

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pasi u takua me presidentin francez Emanuel Macron dha një deklaratë për mediat para se të hynte në pallatin Elysee ku do të zhvillojnë bisedimet me Macron.

Kurti është shprehur i lumtur për këtë vizitë duke thënë se ndihet i priviligjuar të ndodhet aty si dhe ka thënë që zhvillimit më të fundit ne Bruksel po i ndjek dhe po kontribun për krijimin e një situate të re politike. Ai ka shtuar  se nga Franca ka patur vetëm ndodhi të mira që nga konsolidimi i Kosovës si shtet si dhe ka ftuar Macron që të vizitojë Kosovën së shpejti.

Fjalimi i Kurtit:

“Jam i nderuar të jem këtu me ju, me presidentin e një shteti të fuqishëm. Është privilegj dhe përgjegjësi si kryeministër i shtetit më të ri në Evropë. Të jem para pallatit presidencial francez duke marrë parasysh se Kosova do të jetë gjithmonë pro aspiratave evropiane.

Tanimë realiteti i ri ka përbërës të ri. Ju siguroj president se ne po i ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në Bruksel, sidomos pas ardhjes së presidentit Amerikan. Ne besojmë se një situatë e re politike po krijohet. Në një situatë të tillë ne do të kontribuojmë.

Ndihem i nderuar që kam mundësinë të flas me juve, rreth zhvillimeve të Kosovës. Sado i vogël shteti ynë, ai ka përgjegjësi të ndërtojë vetën, si shtetet me histori, një prej të cilave është Franca. Unë shpresoj shumë nga biseda me ju dhe ju ftoj të vizitoni shtetin tonë”


Shtuar 23.06.2021 20:36