Para disa ditësh, Capital T publikoi projektin “Buzëqeshje”, por i kishte shpëtuar një detaj, për të cilin ai tha se nuk ka qenë në dijeni.
Bëhet fjalë për kryqin e hequr nga Katedralja e Shën Shtjefnit në Shkodër.
Kur lajmi u publikua në media shkakoi reagim të madh. Capital T kërkoi falje duke thënë se ka qenë e paqëllimshme dhe se gjithëmonë ai ka përkrahur të gjitha besimet fetare.
Sot, përmes një story në Instagram, këngëtari lajmëron se është rregulluar gabimi dhe ka kërkuar sërish falje.
“Klipi “Buzeqeshje” është kthyer në versionin origjinal të tij pa gabime edhe me kryqim në vend të vet. Edhe njëherë ju kërkoj falje për krejt situatën e krijuar.
Shumë respekt e dashni për krejt shqiptarët e mi anë e mbanë botës pa dallime fetare të anjë lloji. Shijojeni këngën. Ju don Kapo”, ka shkruar ai./albeu.com