Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Kryesisë së PD-së zyrtare për të thirrur Këshillin Kombëtar më 20 qershor.
Bardhi është shprehur në mbështetje të vendimit dhe shtoi se pa një vendim të Këshillit Kombëtar, nuk mund të ketë proces zgjedhor.
Ndër të tjera, ai tha për News 24 se shumë shpejt do të nisë njoftimin përkatës për vendin dhe datën e mbledhjes, si dhe organizimin e saj.
“Mbështes plotësisht vendimin e Kryesisë së Partisë për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, duke ju rikthyer rrugës statutore për hapjen e zgjedhjeve për Kryetar. Pa vendim të Këshillit Kombëtar nuk mund të ketë proces zgjedhor.
Rikthimi në procesin statutor është një lajm i mirë. Menjëherë do të nis njoftimin përkatës për vendin dhe datën e mbledhjes, si dhe organizimin mbledhjes, sapo të depozitohen vendimet përkatëse mbi rendin e ditës, sipas Rregullores së brendshme “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar të PD”, tha Bardhi.