Kryeministri viziton Elbasanin, qytetarët e presin me thirrjen “Rama ik”

Edhe kryeministri Edi Rama me rastin e Ditës së Verës ka vendosur të vizitojë ditën e sotme Elbasanin.

Rama ka shkuar në sheshin e qytetit të Elbasanit ku qytetarë të shumtë të cilët janë mbledhur për të kremtuar ditën e verës bërtasin dhe “Rama ik”.

Ndërkohë mes disa simpatizantë të PD dhe mbështetësve të PS që shoqëronin Ramën ka pasur edhe një përplasje verbale.

Gjithashtu ajo që vihet re, është dhe fakti se qytetarët janë grumbulluar duke mos marrë aspak parasysh faktin se COVID-19 është agresiv dhe mund tëinfektojë këdo.

Ditën e sotme, edhe Kreu i opozitës Lulzim Basha ka shkuar në qytetin e Elbasanit për Ditën e Verës. Pritja e tij ka qenë ndryshe nga ajo e Kryeministrit, teksa qytetarët e kanë brohoritur./albeu.com

Shtuar 14.03.2021 10:03

Tags: