Kryeministri Rama ndan pamjet nga kantieri i Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë

Këtë të premte, përmes një video të publikuar në llogarinë e tij personale në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka ndarë pamjet nga punimet në kantierin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Përpos videos, Rama shkruan se po rilindin hapësira të reja të ekspozimit, bibliotekave, laboratorëve dhe një koncept të ri të sallave.

“Mirëmëngjesi dhe nga puna në kantierin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë që po rilind me hapësira të reja të ekspozimit, bibliotekë, laboratorë dhe koncept të ri të sallave, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

 


Shtuar 12.07.2024 08:43