Kriza energjitike në Kosovë, reagon Rama: Po shohim çdo mundësi ndihme

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me krizën energjitike në Kosovë, që ka mbërthyer vendin ditët e fundit dhe ka shkaktuar një situatë kaotike.

Rama tha se ka kërkuar nga ministria e Energjisë çdo mundësi për të ndihmuar qeverinë e Kosovës.

“Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjitike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!” shkruan Rama.

Kujtojmë se Kosova po përballet me një situatë të paprecedentë ditët e fundit, ku në një pjesë të madhe të ditës ka kufizime energjie për familjet shqiptare./albeu.com/