Kremlini: Ambicia e Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO është ende një kërcënim

Kremlini ka thënë se ambiciet e vazhdueshme të Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n paraqet një kërcënim për sigurinë e Rusisë.

Ai thotë se ambicia nënvizon nevojën që Rusia të kryejë atë që e quan një “operacion special ushtarak” në Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se ideja e anëtarësimit të Ukrainës në NATO ishte “kërcënimi kryesor” për Rusinë, i cili “theksoi rëndësinë dhe nevojën urgjente për të garantuar sigurinë tonë dhe interesat tona kombëtare”.

Përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën në shkurt, Moska kërkoi garanci ligjore që Ukraina të mos pranohej kurrë në aleancën ushtarake./albeu.com


Shtuar 14.09.2022 13:13