Korreshi ngre sërish alarmin për Spitalin e Lushnjës: Urgjenca në errësirë, mesazh Karakaçit nga Brukseli

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka bërë publik një tjetër denoncim lidhur me gjendjen në Urgjencën e Spitalit të Lushnjës. Duke iu referuar pamjeve të dërguara nga një qytetar, ai shprehet se ambientet e urgjencës në këtë spital janë zhytur në errësirë të plotë për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Nga Brukseli, ku ndodhet aktualisht, Korreshi reagoi përmes rrjeteve sociale dhe iu drejtua ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi. Në mesazhin e tij, deputeti demokrat theksoi se po të ndodhte një rast i tillë në Bruksel, “do të ikje nga sytë këmbët për 24 minuta dhe jo për 24 orë”.

Të lidhura

None found

Sipas tij, zyrtarët që ndodhen në Bruksel nuk e kuptojnë realitetin me të cilin përballen qytetarët në Shqipëri.

Korreshi ka disa muaj që denoncon në mënyrë të vazhdueshme problematikat në Spitalin e Lushnjës. Vetëm një muaj më parë, ai zhvilloi edhe një protestë të mbështetur nga qytetarë të Lushnjës, të cilët iu bashkuan thirrjes për të kërkuar zgjidhje ndaj problemeve që, sipas tyre, ndikojnë drejtpërdrejt në shërbimin shëndetësor.


Shtuar 1.07.2026 12:59

grandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetmeritbetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio giriş