Gjatë raportimit në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Civile, drejtuesi i SPAK-ut, Klodian Braho, iu përgjigj edhe një pyetjeje që lidhej me çështjen e ‘21 Janarit’.
Interesimit të deputetit socialist Ermal Pacaj, Braho iu përgjigj duke theksuar se bëhet fjalë për një dosje të ndjeshme, për të cilën hetimet janë ende në vijim, ndaj nuk mund të japë sqarime të tjera.
Të lidhura
None found
“Është një çështje konkrete dhe e ndjeshme. Është një çështje nën hetim dhe hetimet vazhdojnë. Nuk kam koment tjetër për këtë çështje.
Unë e kuptoj edhe pjesën e përfaqësuesve ligjorë apo trashëgimtarëve. E kuptoj ndjeshmërinë e rastit. Nuk e zgjidhim dot këtu këtë çështje.
Nëse palët kanë pretendime, duhet t’i drejtohen Prokurorisë së Posaçme dhe të marrin përgjigje, siç e parashikon Kodi i Procedurës Penale”, u shpreh Braho.
