Të mërkurën mbrëma do të luhet finalja e Conference League midis Romës dhe Feyenoord në stadiumin “Air Albania”, Tiranë.
Institucionet përkatëse shtetërore italiane dhe holandeze kanë dhënë disa këshilla dhe i kanë informuar tifozët e shteteve përkatëse të cilët do të fluturojnë në për në Tiranë. Ministria e Jashtme e Hollandës ka bërë me dije për tifozerinë e Feyenoord se nuk do të tolerohen veprimet ekstreme, dhuna apo përdorimi i lëndëve narkotike.
“Autoritetet po bëjnë kontrolle mbi mbajtjen dhe përdorimin e drogës, dhunën dhe ndezjen e fishekzjarrëve. Këta shkelje të fundit dënohen me maksimalisht tre vite burg. “BUZA” gjithashtu paralajmëron shtetasit holandezë se ekziston rreziku i dënimit me burg për sjellje si shqetësimi i rendit publik apo konsumimi i alkoolit në ambiente publike.Ndonëse euro pranohet si mënyrë pagese dhe mund të këmbehet në shumë vende, Shqipëria, që nuk është një vend i Bashkimit Europian, ka paranë e saj, lekun. Rreth 120 nga këto bëjnë një euro.
“BUZA” këshillon qytetarët holandezë që të marrin para me vete në rast se bankomatet do të jenë të boshatisura. Duhet të jeni edhe të kujdesshëm për krimet në Shqipëri, sidomos vjedhjen e makinave dhe hajdutët e xhepave”, shkruan Ministria e Jashtme e Hollandës./ h.ll/albeu.com