Kërkoi të linte qelinë, GJKKO lë në burg Bujar Ajetin

Këtë të hënë, Gjykata e Posaçme, ka rrëzuar kërkesën e Bujar Ajetit për zbutje të masës së sigurisë.

Ai kërkoi që t’i caktohej masa “Arrest në shtëpi”, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga trupa gjykuese.

NJOFTIMI
1. Kërkuesi Bujar Ajeti (Gjermizi), më datë 09.07.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës
kërkesën me objekt: “1. Verifikimin e nevojave të sigurimit nëpërmjet marrjes së
informacionit për hetimet e kryera nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit
dhe Krimit të Organizuar, përsa i përket procedimit penal në ngarkim të shtetasit Bujar
Ajeti (Gjermizi); 2. Zëvendësimin e masës së sigurimit të “Arresti në burg”, parashikuar
nga neni 238 i K.Pr.Penale në masën e sigurimit “Arresti në shtëpi”, parashikuar nga neni
237 i K.Pr.Penal.”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, bazuar në nenin
246/6 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 432, datë 29.07.2024, vendosi:

1. Verifikimin e nevojave të sigurimit dhe vazhdimi i zbatimit të masës së sigurimit
“Arrest në burg”, caktuar ndaj shtetasit Bujar Ajeti me anë të vendimit Nr.124,
datë 17.11.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar.

2. Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.

3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e
nesërmja e komunikimit të vendimit.
Tiranë, më datë 29.07.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizua.


Shtuar 29.07.2024 14:26