Kërcet druri, momenti kur 2 vëllezërit shqiptarë rrihen me 2 kosovarët (VIDEO)

Një sherr mes të rinjve ka ndodhur ditën e djeshme për motive të dobëta në Lezhë, i cili agravoi me përdorimin e sendeve të forta.

Sot policia ka nisur një hetim ndaj tyre. Konkretisht për dy vëllezër nga Shëngjini: Amarildo dhe Adriano Jushi dhe dy vëllezër të tjerë, shqiptarë të Kosovës, Çlirim dhe Qëndrim Zeneli.

Fillimisht gjithçka ka nisur me debate verbale për vajzat që kanë parë të rinjtë.

“E pashë unë i pari…,”- ka qenë shprehja që ka nisur të gjithë sherrin mes të rinjve. Pamjet tregojnë grupin e djemve që sullen dhe ndjekin njëri-tjetrin me shkopinj në duar.

Dy prej tyre ndalojnë një prej të rinjve dhe e dhunojnë me shkopinj pranë një makinë të parkuar. Ndërsa të tjerë, ndjekin një tjetër person me motor. Kjo skenë ka sjellë dhe panik në zonë, pasi në sfond dëgjohen dhe banorë duke bërtitur: Ua çfarë kanë more, uaa!

Aktualisht ata ndodhen në spitalin Rajonal Lezhë për mjekim pasi kanë marrë lëndime si pasojë e dhunës.


Shtuar 21.06.2021 10:06