Kërcënimi rus, Holanda dërgon “bishat” Patriot në Ukrainë

Holanda do të dërgojë sistemin e mbrojtjes raketore Patrito në Ukrainë.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia holandeze e lajmeve ANP, duke cituar kryeministrin Mark Rutte.

Rutte aktualisht ndodhet në Uashington ku është takuar me Presidentin amerikan Joe Biden.

Biden vlerësoi Holandën për rritjen e ndihmës për Ukrainën gjatë takimit me kryeministrin në Shtëpinë e Bardhë.

Biden vlerësoi Holandën si një nga aleatët “më të fortë” të SHBA-së. Nga ana tjetër, Rutte vlerësoi presidentin e SHBA për udhëheqjen e përpjekjeve ndërkombëtare për të mbështetur Ukrainën./Albeu.com/


Shtuar 17.01.2023 19:52