Humbi të bijën në aksidentin ajror, rrëqeth bababi i stjuardeses: I thashë të mos shkonte në punë atë ditë, s’ma dëgjoi fjalën

Stjuardesja 24-vjeçare, Oshin Ale Magar është një nga 72 viktimat që ndërruan jetë si pasojë e aksidenti tragjik ajror që u shënua në Nepal  më 15 janar, ku avioni i kompanisë Yeti Airlines u rrëzua.

Rrëfimi i babait të stjuardeses  24-vjeçare rrëqeth. Ai ka thënë sei i kishte kërkuar të bijës të mos shkonte në punë ditën e aksidentit fatal

I ati i kishte kërkuar 24-vjeçares të mos punonte atë ditë pasi kishte planifikuar që të dilnin familjarisht ë një festë. Por e bija nuk ia dëgjoi fjalën.

Babai i saj Mohan Ale Magar, një oficer në pension i ushtrisë indiane, kujtoi me lot në sy që i kishte thënë vajzës së tij herët atë mëngjes “të mos shkonte në punë” në ditën e festivalit Maghe Sankranti.

Por Oshin, e cila studionte në Indi, u largua nga shtëpia të dielën duke thënë se do të bashkohej me familjen e saj pas punës për të festuar festivalin, i cili shënon fundin e solsticit dimëror.

Stjuardesa e re, e cila u martua dy vjet më parë, kishte punuar me Yetin për dy vjet dhe jetonte në kryeqytetin e Nepalit, Katmandu, transmeton oraneës.

Ajo gjithashtu ishte një TikToker e pasionuar dhe së fundmi kishte postuar një klip të shkurtër selfie në të cilin shihet duke buzëqeshur në kabinë me uniformën e saj të verdhë dhe jeshile.

Përdoruesit e mediave sociale shpërndanë videon e TikTok në prag të vdekjes së saj, me një person që shkruan: “Jeto jetën në maksimum për sa kohë që je gjallë, sepse vdekja është e papritur!”/albeu.com/