Keni bërë plane për sot? Zbuloni si do të jetë moti

Zhvillimi i një qendre të presionit të larte atmosferike mbi brigjet e Adriatikut, do të sjelle mbizotërim të kthjellimeve gjatë gjithë ditës në zonat bregdetare.

Sipas MeteoAlb, zonat e ulëta dhe zona malore do të kenë herë pas here kalime të pakta vranësirash, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat e thella ne Verilindje të territorit Shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehte në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C./albeu.com


Shtuar 30.10.2021 08:03