Keni bërë plane për sot? Si do të jetë moti këtë të diel

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës, paraqitet me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, KU më të dukshme vranësirat priten në zonat veriore. Ndërsa gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të shtohen përkohësisht në pjesën më të madhe të territorit POR mbrëmja i dobëson sërish vranësirat duke ri-kthyer kthjellimet në vend.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 27°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në det dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Orët e para të ditës do të sjellin mot të kthjellët në pjesën më të madhe të Kosovës. Por mesdita dhe pasditja sjelli kalime të pakta vranësirash nëpër të gjithë territorin. Ndërsa mbrëmja i largon gradualisht vranësirat drejt kufirit Lindor të Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV, gjithashtu dhe të dielën do të mbetet në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin për gjatë gjithë 24-orëshit mot të kthjellët dhe kalime të pakta të vranësirave. Në orët e mesditës kthjellimet do të jenë dominuese.

Rajoni dhe Europa

Gadishulli Iberik dhe Britania e madhe do të jenë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike KU moti i kthjellet do te jete prezent gjate gjithë ditës. Ndërsa, aktivizimi i ciklonit të Islandës do të sjelli në vendet Nordike dhe Lindjen e kontinentit; vranësira dhe rrebeshe shiu. Po ashtu, me vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta do të jenë pjesërisht Europa Qendrore./albeu.com/


Shtuar 7.11.2021 08:03