Dhuna në ndeshjen Tirana – Kastrioti, 6 persona shoqërohen në Polici (VIDEO)

Disa zyrtarë të klubit të Kastriotit kanë përfunduar në polici.

Sherri në stadiumin “Selman Stërmasi” ka bërë që policia të ndërhyjë dhe të shoqërojë në komisariat 6 persona.

Pas incidentit në fushë, vlen të theksojmë që stadiumi është blinduar nga forcat e rendit. Policia e kishte të pamundur të qetësonin situatën pasi drejtuesit e Kastriotit u futën në fushë.

Çfarë ndodhi gjatë ndeshjes?

Në stadiumin “Selman Stërmasi” vendosi goli i Erion Hoxhallarit në minutën e 78′ i cili më pas shkaktoi një sherr të madh.

Drejtuesit e Kastriotit janë tërbuar pasi pretenduan se futbollistët e Tiranës nuk respektuan “Fair – Play” teksa një lojtar i krutanëve ndodhej i shtrirë në fushë.

Shtuar 8.05.2021 06:05