Katër viktima dhe 170 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar gjithsej 2.545 mostra prej të cilëve rezultojnë 170 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 viktima nga komunat: Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (42 vjeç), Prishtinë 1 rast (1 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106.192 raste nga 549.286 persona të dyshimtë dhe 2.202 viktima.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 389 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.057 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.933.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 35 raste, Leposaviq 19 raste, Prizren 14 raste, Gjilan 12 raste, Ferizaj 11 raste, Mitrovicë 11 raste, Gjakovë 9 raste, Klinë 7 raste, Pejë 7 raste, Podujevë 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Vushtrri 6 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Istog 4 raste, Drenas 3 raste, Malishevë 3 raste, Kaçanik 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Lipjan dhe Suharekë.


Shtuar 7.05.2021 15:09