Jeton me Mark Frrokun dhe fëmijët e tij, Rudina Dembacaj: Viktoria kërkon të ftojë babin (FOTO LAJM)

Rudina Dembacaj e cila është njerkë për dy fëmijët e partnerit Mark Marku, për Ertën dhe Leonardin.

E ftuar në “Wake Up”, Rudina Dembacaj rrëfeu se ajo nuk i ndan fëmijët e Markut nga vajza e saj.

“Nëse bën dallime mes fëmijëve nuk je njeri. Nëse je prind vetë i kupton të gjitha  Konflikt nuk kemi asnjëherë, secili ka hapësirat e veta. Përpiqem që të kujdesem për të gjithë njësoj. Janë të rritur, kjo më ka ndihmuar. Djali po merret me futboll dhe unë kujdesem për dietën ushqimore.

Vajza e Markut është ajo që na pret në shtëpi. Sigurisht ka vështirësi si marrëdhënie, kemi dy adoleshentë dhe një vajzë 4-vjeçare.

Por janë gjëra elementare dhe janë shumë të bukura. Ata kanë dhimbje shumë të madhe, për shkak të nënës së tyre.Edhe Viki ka momentet e saj, kërkon të ftojë babin për darkë dhe ne i themi ‘patjetër, ftoje babin’.

Edhe Aleksi ka kontributin e tij, sepse kur Viki shkon atje, blen çokollata për të gjithë, fëmijët e Markut, për mua. Të gjithë kemi humor në shtëpi, përveç Markut (qesh)”, rrëfeu Rudina.

Shtuar 7.05.2021 03:05