Katar 2022: Turqia “poker” Holandës (VIDEO)

Turqia e ka nisur me një fitore të madhe fazën kualifikuese të Katar 2022.

Turqit kanë mundur 4-2 Holandën në shtëpi dhe kanë marrë kreun e Grupit G.

Protagonisti i ndeshjes ka qenë 35-vjeçari Burak Yilmaz, autor i tre golave të turqve. Hakan Calhanoglu ka qenë autori i golit tjetër.

Ndeshja është ndezur në minutat e fundit, me Holandën që ka arritur të shënojë dy gola në harkun e një minute me Klaassen dhe Luuk de Jong, Yilmaz ka mbyllur takimin me një goditje dënimi magjike në minutën e 81-të.


Shtuar 24.03.2021 20:15