Reagon për herë të para Aro Muric, portieri sqaron situatën e zymtë

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muriq, u u largua dje nga kampi strvitor i “Dardanëve”.

Në medie u raportua se Muriq ishte përleshur me bashkëlojtarin e tij, Edon Zhegrovën. Lajmi për rrahje u mohua nga zyrtarët e Federatës së Kosovës në futboll, por ngjarja nuk u sqarua.

Pati thashetheme edhe kinse ka shkuar i dehur në grumbullim.

Insportit ka kontaktuar Aro Muriqin, i cili në pyetjen se a kishte shkuar i dehur gjatë grumbullimit të Kombëtares së Kosovës, ai mohoi një gjë të tillë, duke e cilësuar si një gënjeshtër të madhe.

“Jo nuk është e vërtetë, është një gënjeshtër e madhe” – tha ai.

Kosova luan gjatë mbrëmjes së sotme takimin miqësor ndaj Lituanisë në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri”, para fillimit të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, ku “Dardanët” do të luajnë ndaj Suedisë dhe Spanjës.

 

 


Shtuar 24.03.2021 20:03