Gjykata e Posaçme ka vlerësuar masën e sigurisë Për Bajron Gumenin, duke e lënë atë sërish në masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Gumeni u vu në pranga në 13 korrik, pas kapjes së mbi 11 kilogramë kokainë në kontejnerin ku kompania e Gumenit kishte porositur një ngarkesë me banane.
Përgjatë këtyre ditëve, janë sekuestruar edhe 2 sasi të tjera kokaine në kontejnerët e kësaj kompanie, ndërsa në kerkim për këtë dosje vazhdon administratori tjetër i Alba Exotic Fruit./albeu.com