Kapet në rrethrrotullimin e Rinasit 31-vjeçari nga Lezha, lëvizte me armë zjarri

Një operacion i koduar “Black 2”, i zhvilluar nga Policia e Krujës, ka përfunduar me vënien në pranga të një 31-vjeçari nga Lezha, i cili dyshohet se qarkullonte i armatosur.

Sipas njoftimit zyrtar, pas informacioneve operative për një person që lëvizte me armë, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, bënë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e tij në rrethrrotullimin e Rinasit.

Të lidhura

None found

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që ai përdorte, efektivët gjetën brenda një çante dore një pistoletë, së bashku me një krehër me municion luftarak. Arma dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në pranga ra shtetasi T. M., 31 vjeç, banues në Lezhë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit”.

Ndërkohë, hetimet janë ende në vijim për të verifikuar nëse 31-vjeçari ka lidhje me ndonjë aktivitet tjetër kriminal ose me persona të tjerë të përfshirë.


Shtuar 28.06.2026 10:51

grandpashabetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibom girişMeritkingcasibomcasibomMeritkingGrandpashabetCasibomgrandpashabetcasibombetpascasibomjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabetjojobetcasinomilyoncasinomilyonultrabetultrabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpas