Jenisheri sfidon Ramën për debat televiziv: Hajde provoje!

Deputeti i opozitës parlamentare, Selami Jenisheri gjatë fjalës së tij në Kuvend, ngatërroi disa herë fjalën koalicion me fjalën fondacion, duke iu referuar koalicionit që ai bën pjesë më 25 Prill si fondacioni i disa partivëe.

Gjithashtu, ai sfidoi edhe kryeministrin Edi Rama, duke e ftuar të përballet me të në një debat televiziv.

“Ky popull përplaset me një varfëri të jashtëzakonshme, por përse qeveria e Partisë Socialiste nuk pranon të marrë nga organizata humanitare AIDE, qindra milionë euro, kur ka në tavolinë kërkesën e kësaj organizate. Rumania ka marrë 140 milionë euro, qeverisë tonë i duhet vetëm ta firmosë këtë kërkesë dhe të vijnë qindra-milionë euro në arkën e shtetit dhe plus kësaj gjysmën e lekëve të ushqimit të çdo pensionisti.

Me 5 nëntor 2020, me numër protokolli 20857 që i ka dorëzuar qeverisë shqiptare kërkesën për të qenë prezente për t’i derdh një shumë kaq të madh parash popullit shqiptar dhe qeveria shqiptare nuk e firmos. Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve të Shqipërisë do ta bënte realitet këtë gjë nëse do ishte ajo në pushtet. Zoti Edi Rama duhet të rregullojë këtë realitet dhe sa herë që nuk e rregullon këtë realitet duhet të përballet me Partinë Bashkimi Popullor i Pensionistëve të Shqipërisë në zgjedhjet e 25 Prillit 2021.Këto janë arsyet që Zoti Edi Rama nuk pranon debat televiziv, e nëse del programi i tij më i mirë se i imi, unë do ju lutesha pensionistëve që votat e tyre të shkonin për PS-në. Hajde provoje”, tha Jenisheri.

 


Shtuar 23.03.2021 15:29