“Jemi kundër sistemit!”/ Përfundojnë fjalimet dhe protestuesit nisen në marshim në Tiranë

Fjalimet e protestës, e zhvilluar në ditën e 134-t, kanë përfunduar, ndërsa pjesëmarrësit kanë dalë në rrugët e Tiranës për të marshuar.

Gjatë tubimit janë dëgjuar thirrjet “Nuk shitet Shqipëria, në burg qeveria”, “Poshtë narko-shteti” dhe “Jemi kundër sistemit!”.

Të lidhura

None found

Qytetarët kanë protestuar në shesh prej 129 ditësh, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij.


Shtuar më 11.10.2026 20:53