“Janë stresuar se u është ulur rroga në 2400 dollarë”, avokati nxjerr bllof Ballukun

Avokati i Sindikatës së Kontrollorëve Ajrorë, Rezeart Tupi, përmes një prononcim për media foli në lidhje me pezullimin e punës nga ana e klientëve të tij.

Tupi theksoi se punonjësit e Albcontrol janë të gatshëm të bashkëpunojnë dhe të arrijnë një marrëveshje me qeverinë në orët në vazhdim.

Teksa u pyet në lidhje me pagat e kontrollorëve dhe akuzave të ministres Balluku se kanë pezulluar punën për shkak se u është ulur paga në 2400 dollarë në muaj, avokati bëri me dije se paga e një kontrollori drejtues është rreth 190 mijë lekë të reja ndërsa paga e një kontrollori monitorues është diku më pak.

“Atëherë pa hyrë në diskutime për pagën, mund t’iu them që drejtori i cili është në një post administrativ drejtues e ka pagën më të lartë.

Paga aktuale e kontrollorëve është në 190 mijë lekë të reja në nivel drejtuesi. Kontrollorët monitorues e kanë më të ulët.

Jemi të gatshëm në çdo kohë për të bashkëpunuar dhe dialoguer me shtetin shqiptar”, -tha Meta.

 


Shtuar 7.04.2021 16:17