Ishte kthyer nga Gjermania pak ditë më parë, si vëllai ekzekutoi motrën në Shkodër

Detaje të reja bëhen me dije nga vrasjen që tronditi mbrëmë Shkodrën, ku një 53-vjeçar vrau me armë zjarri motrën e tij.

Dyshohet se Fabian Vuka akuzohet se ka vrarë motrën e tij, 58-vjeçaren Diana Vuka, e cila prej vitesh ishte emigrante në Gjermani, ndërsa ishte kthyer vetëm dy ditë më parë.

Në një komunikim për mediat, policia tha se viktima ishte gjetur e pajetë në dhomën e saj të gjumit.

Paraprakisht, autori i dyshuar ndodhet në kushte depresioni, ndërsa thuhet se është një person me probleme me alkoolin.

Shtuar 7.06.2021 08:06