ISHP: Asnjë rast i konfirmuar me variantin indian

Një ditë më parë në Maqedoninë e Veriut është konfirmuar rasti i parë i mutacionit indian, ndërsa sot në Kosovë u konfirmua variant afrikan.

Në Shqipëri, Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se anjë rast nuk është konfirmuar ende dhe ka bërë thirrje që të mos ulet vigjilenca.

Virologia Iris Hasibra nga ISHP tregon se analizat laboratorike aktualisht nuk kanë konfirmuar praninë e asnjë prej këtyre mutacioneve.

“Përveç sekuencimit që identifikon në kohë reale, ka edhe metoda të tjera alternative. Në vendin tonë nuk ka ende asnjë rast të identifikuar me variantin indian. Kemi sinjale që nga ana epidemiologjike na referojnë në lidhje me udhëtimet që kanë kryer njerëz të caktuar. Por ne jemi ende duke monitoruar.”, tha ajo./albeu.com


Shtuar 8.06.2021 18:46