Gjatë protestës së 162-të kundër qeverisë, një prej pjesëmarrësve deklaroi për News24 se kryeministri Edi Rama po përdor metoda represive të ngjashme me ato të liderit bjellorus Aleksandër Lukashenko.
Sipas protestuesit, masat e ndërmarra nga kryeministri janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe gjobat ndaj qytetarëve synojnë të krijojnë frikë.
Të lidhura
None found
Megjithatë, ai theksoi se studentët dhe qytetarët nuk janë të intimiduar dhe se protesta do të vijojë.
Protestuesi tha se nuk mund ta ndalë askush protestën, ndërsa mbetet e paqartë se kur ajo do të përfundojë, pasi kërkesat e ngritura prej saj janë qartësuar dhe konsoliduar me kalimin e kohës.
“Kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie teknike, e cila do të mundësojë kushtet për një demokraci funksionale në Shqipëri. Rama përdor metodat e Lukashenkos. Edhe në Bjellorusi pati protesta dhe lideri autoritar bjellorus veproi në të njëjtën mënyrë”, u shpreh ai.
Protestuesi argumentoi se qytetarët nuk kanë nevojë të marrin leje për të protestuar, por vetëm të njoftojnë autoritetet. Ai përmendi gjithashtu vendimet e gjykatës, e cila i ka shpallur të pafajshëm protestuesit, duke vlerësuar se protesta është një e drejtë qytetare.
Sipas tij, gjobat e vendosura kanë si qëllim frikësimin e studentëve, por kjo përpjekje nuk do të ketë sukses.








