Regjistrohet rasti i parë i variantit indian të koronavirusit në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë me dije se është regjistruar rasti i parë i variantit indian të koronavirusit.

Ministri Venko Filipçe tha se, javën e kaluar tek një pacient i cili është hospitalizuar në spital privat, është konfirmuar varianti “indian”.

“Sipas anketës epidemiologjike të cilën e ka bërë spitali, pacienti është kthyer nga Iraku, ku më parë 10 ditë ka qenë i hospitalizuar, kur është kthyer në vendin, menjëherë me makinë të ndihmës së shpejtë është dërguar në spital. Gjendja e pacientit është stabile dhe nuk është shenjë për rrezik”, ka  Filipçe. /albeu.com