Ishin kthyer në tmerrin e qytetarëve, arrestohen 3 hajdutët e makinave në Tiranë

Policia ka arrestuar ditën e sotme 3 perosna në kamëz, të cilët akuzohen për vjedhje të automjeteve.

Operacioni i koduar “LUNA”m vuri në pranga R. N., 19 vjeç, E. N., 46 vjeç dhe G. N., 43 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Nga këqyrja e pamjeve filmike dhe veprimet e tjera hetimore ka rezultuar se këta shtetas, më datë 09.10.2023, kanë vjedhur një automjet tip “Benz”, në Yrshek. Pasi e kanë vjedhur automjetin, dyshohet se këta shtetas e kanë çmontuar atë dhe pjesët e tij i kanë shitur në pika shitjesh për pjesë të përdorura automjetesh.

Njoftimi:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Luna”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas që vodhën një automjet, të cilin dyshohet se e kanë çmontuar në pjesë dhe i kanë shitur ato.

Sekuestrohet automjeti me të cilin autorët e dyshuar dyshohet se kanë kryer veprën penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Luna”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasve:

– R. N., 19 vjeç, E. N., 46 vjeç dhe G. N., 43 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Nga këqyrja e pamjeve filmike dhe veprimet e tjera hetimore ka rezultuar se këta shtetas, më datë 09.10.2023, kanë vjedhur një automjet tip “Benz”, në Yrshek. Pasi e kanë vjedhur automjetin, dyshohet se këta shtetas e kanë çmontuar atë dhe pjesët e tij i kanë shitur në pika shitjesh për pjesë të përdorura automjetesh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 19.10.2023 16:50