Jürgen Klopp e vlerësoi paraqitjen e Gjermanisë në fitoren 1-3 ndaj Serbisë, ndërsa u kërkoi lojtarëve të tij të kenë më shumë besim te aftësitë që zotërojnë. Trajneri gjerman veçoi edhe Braja Grudën, autorin e një prej golave të takimit.
Sipas tij, kjo ndeshje përfaqëson një përparim të rëndësishëm për një skuadër që ende po ndërton identitetin e saj.
Të lidhura
None found
“Duhet ta pranojmë se jemi shumë të mirë, ose kemi potencialin për të qenë shumë të mirë. Këtë ua kam thënë edhe lojtarëve”, deklaroi Klopp.
Ai nënvizoi se në këtë fazë nuk mund të kërkohet përsosmëri dhe se Gjermania nuk ka pse të fitojë çdo përballje me rezultatin 10-0 për të dëshmuar nivelin e saj.
Vëmendjen e trajnerit e mori veçanërisht debutuesi Brajan Gruda. Sulmuesi anësor i RB Leipzigut realizoi një gol të shkëlqyer pas një aksioni individual, duke marrë vlerësime të shumta.
“Më kujtohet periudha e tij te Mainz, kur shënoi një gol të ngjashëm. Edhe në atë kohë thoshim se ishte një futbollist shumë i mirë. I shkreti mbrojtësi i majtë serb”, tha me humor Klopp.
“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Luajti natyrshëm, mori përsipër rreziqe dhe zhvilloi një paraqitje fantastike. Të shënosh golin e parë në debutimin e parë ndërkombëtar është një rekord mjaft i mirë, apo jo?”, përfundoi trajneri gjerman.






