Deputeti i Partisë Socialiste, Tërmet Peçi ka dalë pas dy orësh nga ambientet e SPAK. Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Peçi është pyetur nga gazetarët lidhur me arsyen e paraqitjen e tij, por ka zgjedhur të mos jap asnjë detaj dhe të përgjigjet shkurtimisht.
“E dinë ata”, u shpreh Peçi.
Të lidhura
None found
Ish-kryebashkiaku i Tepelenës ka vijuar ironinë, pasi kur u pyet nga gazetarët nëse paraqitja e tij kishte lidhje me përplasjen që pati me kryeministrin Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS në Gjirokastër, ai tha “Po, po Afganistani”.
Ende nuk dihen arsyet se pse deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme.
