PS dhe PD arrijnë marrëveshje për Rregulloren e Kuvendit, socialistët tërhiqen nga procedura e përshpejtuar! Pranohet kërkesa e demokratëve për forcimin e kontrollit parlamentar

PS dhe PD kanë arritur dakordësi për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, ndërsa drafti final pritet të miratohet nesër në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren.

Burime nga Kuvendi për gazetarin Osman Stafa bëjnë me dije se socialistët kanë tërhequr disa prej propozimeve të tyre, mes tyre procedurën e përshpejtuar për projektligjet e BE-së, përgjysmimin e kohës së diskutimeve në Kuvend dhe kufizimin e raportimeve të institucioneve vetëm në komisione.

Të lidhura

None found

Nga ana tjetër, janë pranuar disa kërkesa të PD-së për forcimin e kontrollit parlamentar. Drafti parashikon ndërhyrjen e Kryetarit të Kuvendit kur institucionet nuk u përgjigjen deputetëve, detyrimin e komisioneve për të zhvilluar mbledhje me kërkesë të opozitës dhe pezullimin automatik të masave disiplinore në rast ankimi.

Ndryshimet vijnë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe janë dakordësuar me konsensus mes palëve.

1. Pikat ku u tërhoq PS

a) PS u tërhoq nga propozimi që çdo projektligj i kërkuar nga BE të shqyrtohej brenda një jave me procedurë të përshpejtuar.

b) PS u tërhoq nga përgjysmimi i kohës së diskutimit në seancë plenare.

c) PS u tërhoq nga propozimi që institucionet kushtetuese të mos raportonin në seancë plenare, duke pranuar qëndrimin e PD-së se raportimi në Kuvend duhet të bëhet nga çdo institucion që ka detyrim kushtetues për raportim.

d) PS u tërhoq edhe nga propozimi që të gjitha institucionet të raportonin vetëm në Komisionin Xhafaj, duke pranuar qendrimin e PD, që raportimet vjetore të bëhen në komisionet përgjegjëse sipas fushës.

2. Pikat që u pranuan nga PD:

a) U pranua propozimi i PD-së që forcon kontrollin parlamentar përmes ndërhyrjes së Kryetarit të Kuvendit në rastet kur institucionet nuk u përgjigjen kërkesave të deputetëve për informacion. Sipas ndryshimit të pranuar:
– Kryetari i Kuvendit detyrohet t’i kërkojë institucionit përgjigje brenda 5 ditëve nga kalimi i afatit;
– në rast mosreagimi, i kërkohet titullarit të institucionit marrja e masave disiplinore deri në shkarkim.

b) U pranua propozimi i PD-së që kryetarët e komisioneve, kur kërkohet nga pakica parlamentare, të jenë të detyruar të thërrasin mbledhje komisioni ose seanca dëgjimore me titullarë institucionesh brenda dy ditëve nga paraqitja e kërkesës.

c) U pranua propozimi i PD-së që, me kërkesë të një kryetari grupi parlamentar, seanca plenare të ndërpritet në orën 22:00 dhe të rifillojë ditën pasardhëse.

d) U pranua propozimi që masat disiplinore të pezullohen automatikisht nëse ankimohen në Byronë e Kuvendit. Masat disiplinore nuk do llogariten më me ditë pune, por me ditë kalendarike. Sekretariati i Etikës me numër të barabartë anëtarësh.


Shtuar 20.05.2026 21:13

Tags: ,
jojobetjojobetjojobetcasibomholiganbetpokerklasPokerklasJojobet GirişjojobetHoliganbet GirişjojobetOnwin Girişdeneme bonusu veren siteler