Inskenoi vdekjen e tij, Davide Pecorelli: Kam qëndruar me disa murgj këto muaj

Davide Pecorelli ka dhënë detaje të reja për arratisjen e tij për 9 muaj me radhë.

Pecorelli është shprehur se ka qenë nën shoqërinë e disa murgjve gjatë kësaj kohe të gjatë.

Biznesmeni italian që u zhduk në Pukë rreth 9 muaj më parë ka shpërthyer edhe ndaj mdiave, te cilave i kërkon që të kenë respekt për fëmijët e tij të mitur.

“Kam kaluar tetë muaj në një komunitet priftërinjsh pranë Medjugorje. Në Shqipëri kam kryer edhe krime. Por unë i thashë gjithçka prokurorit Petruzzelli dhe prokurorit Cantone, ata do t’i bëjnë të ditura detajet. Kam folur me prokurorët, ata do të tregojnë. Tani do të shkoj te fëmijët e mi dhe nuk do të bëj më biznes në Itali. Në këto 8 muaj kam qëndruar me disa murgj, s’kam folur me askënd, as me familjen. Mediat të tregohen me profesionale, kam 4 fëmijë, 3 prej tyre janë minorenë”, tha ai./albeu.com