Incident në Korçë gjatë votimit, goditet me karrige çifti

Një incident ka ndodhur ditën e sotme në Bashkinë e Maliqit në një prej qendrave të votimit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vashmi, ku burrë e grua janë goditur me karrige.

Sipas raportimeve, një vëzhgues i PD ka goditur me karrige çiftin që ishin simpatizantë të PS.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia. Bëhet e ditur se burrë e grua u mjekuan dhe gëzojnë gjendje të mirë.

Në Bashkinë e Maliqit ka pasur një pjesëmarrje të lartë votimi, ku kanë votuar 31.7% të personave.


Shtuar 25.04.2021 15:42