Shqipëria në zgjedhje! Kaq qytetarë kanë votuar deri tani (FOTO LAJM)

Ditën e sotme në Shqipëri po mbahen zgjedhjet parlamentare ku do të vendoset fati kryeministrit në 4 vitet e ardhshme për shqiptarët.

Sipas të dhënave zyrtare në KQZ, deri në orën 15:00 kanë votuar 38,14 % të votuesve.

Qarku me përqindjen më të lartë të votuesve është Dibra me 43.43 % të votuesve e ndjekur nga Tirana me 43.06 %,  Elbasan me 40.56 % të votuesve.

Qarku me përqindjen më të ulët të votuesve është Vlora me 28.15 % të votuesve. /albeu.com/

 

Shtuar 25.04.2021 03:04