I vuri eksploziv godinës në ndërtim, lihet në burg 21 vjeçari

21 vjeçari Angli Stafuken është lënë në burg pasi u arrestua si i dyshuar për vendosjen së një sasie eksplozivi në një objekt në ndërtim në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

Ngjarja ndodhi më 11 dhjetor të 2020-ës, rreth orës 00:10, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun “. Dy të rinjtë, hodhën në objektin në ndërtim sasi të vogla si lëndë plasëse, duke lënë pas vetëm dëme materiale.

Për këtë ngjarje, është arrestuar më parë 21 vjeçari Erlind Pajtani nga Kruja. Dy personat u akuzuan për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Kanosja”.

Shtuar 4.07.2021 10:09