Ka ndërruar jetë në spital, 22-vjeçari që i ranë sipër hekurat e tendës së kalçetos pas stuhisë në Sarandë. Mësohet se i riu, i identifikuar si Armando Kazma, ka ndërruar jetë në spital.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak për rrëzimin e tendës së një kalçetoje sportive, ku si pasojë u dëmtua shtetasi A. K., 22 vjeç, ju informojmë se si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ndërroi jetë në spital.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com