I përplas derën gazetares, vajza e presidentit afgan bën jetë luksi në SHBA (VIDEO)

Mariam Ghani, vajza 42-vjeçe e presidentit të arratisur afgan, Ashraf Ghani, i përplasi derën gazetares dhe fotografit të New York Post në apartamentin e saj në Brooklyn.

I ati i saj, president Ghani u arratis me 169 milion dollarë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe derisa gratë afgane jetojnë me frikë nga rikthimi i talebanëve, vajza e Ghanit jeton e qetë jetën artistike në SHBA.

Vajta e presidentit afgan, Mariam Ghani është artiste vizuale dhe gëzon jetë luksi në Brooklyn, vend ky që ka dallim të madh në trajtimin e grave, në krahasim me qytetet afgane që tashmë po udhëhiqen nga talebanët.

Ajo refuzoi gazetaren e cila shkoi për t’i bërë pyetje në apartamentin e saj në një ndërtesë luksoze afër bllokut të qetë në New York. Në një postim në rrjetet sociale Mariam Ghani tha se ishte “e zemëruar dhe e pikëlluar dhe tmerrësisht e frikësuar për familjen, miqtë dhe kolegët e lënë pas në Afganistan“.