Përballja mes Dritës dhe Feronikelit 74 do të zhvillohet në Gjilan, ku vendasit synojnë t’u rikthehen fitoreve në ndeshjet direkte, pasi muaj më parë u mposhtën 1-0 nga skuadra drenicase.
Në renditjen aktuale, Drita mban vendin e tretë me 24 pikë të grumbulluara, ndërsa Feronikeli 74 ndodhet në pozitën e shtatë me 15 pikë.
Të lidhura
None found
Takimi është planifikuar të fillojë në orën 15:00 dhe të dy teknikët kanë bërë tashmë publike formacionet që do të hedhin në fushë nga minuta e parë.
Ardian Nuhiu dhe Elon Berisha kanë zgjedhur 11-shet startuese për këtë sfidë.
Drita: Maloku, B. Krasniqi, Bytyqi, Salihu, Ovouka, Dabiqaj, Limaj, Rroca, Grezda, Balaj, Bl. Krasniqi.
Feronikeli 74: Kolaj, Selmani, Halili, Soares, Musa, Shabani, Taipi, Yannick, Prapashtica, Cervadiku, Dobratiqi.







