Hoxha Ahmed Kalaja ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.
Në mesazhin e tij të ngushëllimit ai thotë se Nishani është i pari president shqiptar që shkoi bashkë me familjen në vendet e shenjta islame.
“Të Zotit jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi! “Ne nuk kemi bërë asnjë të pavdekshëm para teje. Pra, nëse ti vdes, a do të mbesin ata të përjetshëm” (Kur’an Enbija 34). I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij”, shkruan Kalaja ndër të tjera.
“Bujar Nishani ishte presidenti i parë shqiptar i cili në përfundim të mandatit si president, bashkë me bashkëshorten e tij, ishin në një vizitë private në vendet e shenjta Islame Meka dhe Medina në Arabinë Saudite duke kryer ritualin e Umres. “Vendimi (gjykimi) i takon vetëm Allahut” (Kur’an 6:57)”, vijon ai.
Ish-presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare, pas sëmundjes së rëndë në mëlçi prej të cilës vuante, bashkëngjitur edhe efektet afatgjata të Covid-19./albeu.com/