U vonua me disa minuta finalja e Champions League, pamjet e mëposhtme shpjegojnë arsyen (VIDEO)

Një finale duan ta shohin të gjithë, sidomos ata që janë tifozë të klubeve si Real Madrid e Liverpool dhe përballen për trofeun e Champions League.

Dueli i sotëm mes këtyre skuadrave nisi me 36 minuta vonesë, për shkak të tifozëve.

Ashtu si në finalen e EURO 2020, Angli-Itali, ata donin të ishin brenda edhe pa pasur një biletë.

Disa prej tyre nisën të kapërcenin rrethimet, por pa bileta e kishin të kotë. Kaosi i shkaktuar ishte i madh, sikurse shihet edhe në videon më poshtë. /h.ll/albeu.com

Shtuar 28.05.2022 21:58