Pas grabitjes së dhunshme në Vermosh, ku dy autorë u futën në banesën e një çifti të moshuarish e morën 30 mijë euro dhe disa sende me vlerë, në ambientet e spitalit ka folur gruaja.
Mri Tinaj, tregon se autorët i kanë lidhur atë dhe burrin e saj, i kanë dhunuar dhe i kanë marrë mbi 30-mijë euro, ardhen dhe makinën.
Ato jetonin vetëm në shtëpinë e tyre të kthyer në bujtinë për të pritur turistët, ndërsa 4 fëmijët i kanë në Amerikë.
“Rreth orës 1, hajdutët ishin pas xhamit, krisi diçka dhe u ngrita, ata hynë me një automatik në dorë e me leva, ishin dy vetë. Na thanë mos lëvizni, unë u mundova të ngrihesha e të dilja jashtë e të mos dorëzohem. Burrin e lidhën direkt ndërsa unë u mundova të qëndroj. Ishin me maska me doreza. Na thanë na jepni paratë. I dha burri disa lekë që kishim shitur një mëzat. Morën çdo gjë ari që kishim, na lidhën na masakruan, më goditën me levë në kokë, na lanë lidhur e na morën çelësat e makinës që na kanë sjellë fëmijët nga Amerika. Ishin në dialektin tonë, por nuk i njoha fare, nuk mendoj që janë të zonës. Nuk kam arritur të kuptoj asgjë, sa tentova ti heq maskën më goditën me levë kokës. Kemi pasur lekë, se kemi shitur dy makinat e fëmijëve. Kishim paratë e pensionit që tre vite që I ruanim të bënim punime. Na morën të gjithë paratë, gjërat e arit, telefonat. Bashkëshorti I lënduar është po jo aq sa unë. Kamerat nuk janë përfunduar se I kemi vënë por nuk funksionojnë. Kam dalë vetë e lidhur këmbësh e duarsh, kam shkuar duke u zvarritur deri në kuzhinë, I kam zgjidhur këmbët burrit se vetes nuk arrita. Më pas burri shkoi tek komshia. Qëndruam të lidhur rreth një orë e gjysëm dy. Na lanë të lidhur e a mbyllën brenda, morën çdo gjë që kishim dhe kur iku njëri tha për mua që nuk e kam të gjatë . Jam 58-vjeçe dhe kam katër djem. Policia është nisur direct. Ka hasur në makinën e aksidentuar tonën, sepse ata i kanë grabitur dikujt tjetër një makinë. Kanë ardhur deri në një farë vendi ku kanë parë policinë e kanë ikur,” është shprehur e moshuara. /albeu.com